Bllokohet qarkullimi në Shkopet, shkak shembja e një masivi shkëmbor (VIDEO)

Bllokohet qarkullimi në Shkopet, shkak shembja e një masivi shkëmbor (VIDEO)

Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel - Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Shkak është bërë një masiv shkëmbor që është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht të gjithë qarkullimin e automjeteve.

Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadrom po punon për heqjen e gurëve.

Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy