Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi ditën e sotme mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Duke dhënë vendimin kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi se në marrjen e këtij vendimi nxiten nga ligji për dekriminalizimin.
Ne jemi në kushtet e humbjes së mandatit dhe shpallim të pavlefshëm këtë mandat, kundër këtij vendimi mund të bëhet në KAS brenda 30 ditëve, ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Në fjalën e tij në KQZ, ku u shoqërua nga forca policie, Beleri deklaroi se dikush po kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e KQZ.
Beleri u shpall fajtor i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet lokale dhe pritet të lërë qelinë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, ndërkohë që është zgjedhur edhe deputet në Parlamentin Europian, për llogari të Greqisë.



