Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë informacion zyrtar për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Sipas SPAK, rrjeti ndërkombëtar ka trafikuar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Në total janë vënë nën hetim 16 persona.
Në prangat e policisë ka rënë A. H.; K. H.; E.N.; E. A.; P. D.; I. Ll.
Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.
Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.
Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:
Shuma monetare në total:
Euro: 43,470 €
Franga zvicerane: 5,000 CHF
Automjete:
3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan.
Mjet lundrues:
1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.
Armë zjarri:
3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.
Ora të luksit:
orë Rolex, model 126613LN
1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68
Telefona celularë:
16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.
Karta bankare dhe dokumente financiare:
19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.
Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.
Pajisje elektronike:
1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.
8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.
1 NVR Hikvision.
2 radio komunikimi Baofeng.
Dokumentacion identifikimi dhe pronësie:
Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.
Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.
Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
Episodet të trafikut të drogës
Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.



