
Analisti Frrok Çupi në MCN Live ka komentuar arrestimin e Veliajt dhe faktin që GJKKO nuk i ka kthyer telefonin krybeashkikaut për të cilin u shpreh se kjo drejtësi po na kthen në memorie masat e sigurimit.
Ai tha se Shqipëria ka kodin penal më të vjetër në Evbropë, janë duke u prekur parimet e reformës në drejtësi.
Sipas tij SPAK ndjehet i frikësuar nga ato që arreston dhe se Veliaj mund të hetohej dhe në gjendje të lirë duke kryer funksionin e kryebashkiakut.
Problemi me aksesorët e secilit të thirrur në qeli ku kemi parasysh Veliajn na sjell para sysh një defekt të madh të drejtësisë sonë, na sjell parasysh masat e sigurimit, të cilat janë mjaft primitive.
Situata duhet parë e korrigjuar sepse të çon në një epokë kundër individit, lirisë, praktikisht kryebashkiaku i Tiranës apo dikush tjetër nuk është e nevojshme që masën e sigurisë ta marrë burgim.
Nëse vjen puna te telefonat, aksesorët e tjerë apo shtëpia ne na mbetet një objekt si vend krimi për disa kohë. Përveç njëlloj lëngate para syrit të qytetarit është dhe një vuajtje e panevojshme, pa gjyq e pa vendosur akoma sipas ligjit.
Prandaj problemi i telefonit është problem i SPAK e cila ka grumbulluar atje me qindra telefona dhe kjo nuk i bie në sy SPAK. SPAK është në luhatje, në raport me Veliajn është kriza e SPAK-ut me provën.
Gjithë kohës kam parasysh që në drejtësi, shtet, prokurori, i forti toleron dhe ne se kemi akoma të fuqishme konceptin e drejtësisë, është ende e frikësuar ndaj provës, ndaj njeriut që ka futur pas hekurave, duket sikur do i dalë papritur nga hekurat.
Në shoqëri i forti toleron, fal, problemi është se ti e ke të akuzuar, të ndjekur, të investiguar të gjitha këto e bëjnë tjetrin më të vogël se ti, shteti është gjithmonë më i madh, i fuqishëm përballë individit kur ai është mbi të gjitha viktimë.
Drejtësia jonë është në reformë, por nuk duhet të harrojmë se kemi kodin penal më të vjetër në Evropë, nuk e kemi definuar saktë dhe kemi ende një drejtësi që do vazhdojë ende të kërcasë. Arrestimi i Veliajt ka kërcitur më shumë për shkak dhe të funksionit të tij.
Mbi të gjitha jemi të lumtur që ka nisur të kemi drejtësi por ende s’ka mbaruar kjo drejtësi na është bërë si partia e punës, por çështja është se cilat janë parimet në reformën e drejtësisë që po shkelen. Veliaj mund të ishte gjykuar dhe i lirë duke kryer funksionin e kryebashkiakut.
I pyetur lidhur me mbrojtjen që Etjen Xhafaj i ka bërë Veiajt dhe reagimi i Ramës, Frroku tha se deklarata e kryeministrit ishte e domosdoshme dhe një mesazh për drejtësinë.
Deklarata e Ramës për Etjen Xhafaj ishte një deklaratë e domosdoshme sepse Rama nuk mund ta linte të kalonte këtë gjë. Etjeni është një politikan i ri i nxituar dhe nuk di as të mbrojë.
Ai e ka shok Veliajn por nuk mbrohet shoku ashtu, duke thënë është i pafajshëm. Rama ka përgjegjësinë dhe është tashmë një lajmëtar mes Tiranës dhe Brukselit dhe mesazhi i tij ishte pikërisht mesazh për Brukselin, për drejtësinë. Një deputet i maxhorancës po gjykon drejtësinë, po vendos në vend të gjykatës, viktima gjithmonë e mbron veten, bënë avokatin e vetes.
Kur të jemi pjesë e Bashkimit Europian nuk do kemi më nevojë për prokurorinë e posaçme, por aktualisht SPAK nuk mund të shkrihet. Berisha është në krizë dhe nuk mund ta marrim seriozisht, SPAK është bërë i rrëmujshëm me arrestimet, ai duhej të merrej dhe me hetimin e 21 Janarit dhe Gërdecit.



