Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar operacionin e fundit ushtarak të forcave izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor.
Agjencia e OKB-së thotë se operacioni i fundit po kryhet në një mënyrë që shkel ligjin ndërkombëtar dhe rrezikon të ndezë më tej një situatë tashmë shpërthyese.
IDF ka nisur një operacion të madh në Bregun Perëndimor në zonën e Tulkarem ku ndodhet një rrjet terrorist që planifikoi dhe drejtoi sulmin e dështuar të javës së kaluar në Tel Aviv.
Ndwrkohw, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, e cila citon burime lokale, IDF izraelite ka vendosur një shtetrrethim në zonën lindore të Jeninit, duke i penguar qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre.



