Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK kryebashkiakun Veliaj (VIDEO)

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK kryebashkiakun Veliaj (VIDEO)

Aleanca për Teatrin kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Artistët kanë depozituar në SPAK kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për ‘shpërdorim detyre’.

Në padi kërkohet më shumë informacion rreth projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e teatrit të ri, i cili kundërshtohet nga Aleanca.

Ditën e djeshme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi para Bashkisë së Tiranës, nga e cila kërkojnë transparencë me projektin e ndërtesës së re.

Unë kam sjellë dokumentet, është kërkesa e 18 tetorit. Këtu kemi një institucion të mbajtur peng. Në vend që të bëhet detyra, kemi mungesë totale transparence. Ne denoncojmë mungesën e transparencës. Ne duam që për titullarët  e bashkisë të fillojë një hetim. Këto janë shkelje në sytë e publikut. Projekti ka mungesë totale transparence. Bashkia nuk na jep informacion për projektin”, tha aktivisti Ervin Goci.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy