Të paktën 16 persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror në një shkollë në Rripin e Gazës.

Lajmi u konfirmua nga disa zyrtarë palestinezë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhjetëra persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit në ndërtesën që strehonte mijëra njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.
Të kontaktuara nga Agence France-Presse , Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) refuzuan të komentojnë lajmin.



