Vranësira dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.

Pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta, si fillim në jug të vendit dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, duke rrezikuar momente me pika shiu në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës priten vranësira më të dendura në të gjithë territorin.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy