Junta e Mianmarit i ndalon burrat të punojnë jashtë vendit

Junta e Mianmarit i ndalon burrat të punojnë jashtë vendit

Junta e Mianmarit ka pezulluar lëshimin e lejeve për burrat që duan të punojnë jashtë vendit, disa javë pasi futi një ligj për rekrutim ushtarak i cili ka bërë që mijëra njerëz të përpiqen të largohen nga vendi.

Junta, e cila po lufton për të shuar opozitën e armatosur ndaj qeverisë së saj, tha në shkurt se do të zbatonte një ligj i cili do t’i lejonte të thërriste të gjithë burrat për të shërbyer në ushtri për të paktën dy vjet.

Kjo bëri që mijëra njerëz të viheshin në radhë për viza jashtë ambasadave të huaja në Yangon, ndërsa të tjerë u përpoqën të kalonin kufirin në Tajlandën fqinje për t’i shpëtuar ligjit.

Ministria e Punës ka vendosur kështu të pezullojë përkohësisht pranimin e aplikimeve të meshkujve që dëshirojnë të punojnë jashtë vendit.

Masa, thotë ministria, është e nevojshme për të “verifikuar proceset e nisjes dhe për çështje të tjera”.

Sipas një vlerësimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës e cila citon të dhëna nga qeveria e atëhershme, në vitin 2020 më shumë se 4 milionë qytetarë birmanë kanë punuar jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy