Beyonce: Votoni sikur jeta jonë të varej nga këto zgjedhje

Beyonce: Votoni sikur jeta jonë të varej nga këto zgjedhje

Beyonce është e vendosur të votojë në nëntor për të "cmontuar" racizmin. Ajo i bën thirrje të gjithëve të votojnë për të eleminuar këtë fenomen. "Votoni sikur jeta jonë të varej nga këto zgjedhje", është shprehur këngëtarja.

Ylli afrikano-amerikan nisi apelin e saj pasi mori çmimin humanitar nga duart e Michelle Obama në ceremoninë për Bet Awards, e themeluar në vitin 2001 nga rrjeti i Black Entertainment Television për të promovuar afrikano-amerikanët në fushën e muzikës, aktrimit, sportit etj..

"Dua t'ua kushtoj këtë çmim të gjithë vëllezërve dhe motrave të mia atje që po më frymëzojnë, duke marshuar dhe duke luftuar për ndryshime," tha Beyonce. "Unë ju inkurajoj që të vazhdoni veprimin tuaj, të ndryshoni dhe çmontoni një sistem racist dhe të padrejtë", vijoi ajo pastaj duke i nxitur të shkojnë në votime: "ne duhet të votojmë sikur jeta jonë të varet nga ato votime, sepse është kështu".

Beyonce është një nga yjet që po përpiqet për të mobilizuar votën afrikano-amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy