Falsifikonin ID, pasaporta, leje qëndrimi shqiptare e të huaja, dy të arrestuar në Elbasan

Falsifikonin ID, pasaporta, leje qëndrimi shqiptare e të huaja, dy të arrestuar në Elbasan

Dy persona janë vënë në prangat e policisë me urdhër të Prokurorisë Elbasan, të akuzuar se falsifikonin ID, pasaporta, leje qëndrimi shqiptare e të huaja.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan shtetasit Dh.P. dhe A.L. të dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit te dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.

Në kuadër të procedimit penal nr.1525, viti 2024, ndjekur me metoda speciale hetimi, vëzhgime ambientale dhe veprime simuluese, pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Dh.P., dhe A.L., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshëm si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.)

Këtë veprimtari këto shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të veprimit simulues Prokuroria Elbasan ka sekuestruar dokumentet e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara që janë fiktive.

Ndërsa nga kontrolli i banesave të personave nën hetim u sekuestruan pajisjet që shërbenin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar.

Prokuroria Elbasan ka depozituar në Gjykate kërkesat për vleftësim të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy