
Një aeroplan luftarak rus Su-25 u rrëzua të shtunën në një zonë me rebelë në pjesë të provincës Idlib në veriperëndim të Sirisë.
Në deklaratën e ministrisë ruse thuhet se piloti ka arritur të hidhet me parashutë, ndërsa më pas është vrarë nga rebelët.
Tharir al-Sham, një grup xhihadist i udhëhequr nga ish-dega siriane e al Kaedës që po luftojnë kundër qeverisë siriane, mori përsipër përgjegjësinë se kishin qëlluar drejt avionit luftarak rus me raketa.
Sirianët kundër regjimit të Asadit e shohin Rusinë si një forcë pushtuese që e fajësojnë për vdekjen e mijëra civilëve që kur Moska u bashkua me luftën në anën e qeverisë të udhëhequr nga Bashar al-Assad në vitin 2015. Lufta civile e Sirisë, e cila tani po hyn në vitin e tetë, ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz.



