Vritet një nga terroristët islamikë më të rrezikshëm në botë

Vritet një nga terroristët islamikë më të rrezikshëm në botë

Udhëheqësi i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, Abdullah Maki Musleh al-Rifai, i njohur si Abu Khadija, i konsideruar si një nga terroristët më të rrezikshëm në botë, u vra nga forcat irakiane të sigurisë së bashku me koalicionin e udhëhequr nga SHBA që lufton grupin militant.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani.

Ai ishte kandidati për t’u bërë së shpejti “numri një” i ISIS. Një zyrtar i sigurisë tha se operacioni u krye nëpërmjet një sulmi ajror në provincën Anbar në Irakun perëndimor, ndërsa një zyrtar i dytë tha se operacioni u zhvillua në orët e vona të së hënës.

Abu Khadija ishte përgjegjës për “operacionet e jashtme” të organizatës terroriste.

I lindur në vitin 1991 në distriktin Balad në provincën e Salah ad Din, në Irak, super terroristi, i cili ishte gjithashtu kreu i ISIS në provincat siriane dhe irakiane, u shpall nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara si “terrorist global” më 8 qershor 2023 dhe u vu në shënjestër të sanksioneve të SHBA në verën e 2023.

Abu Khadija besohet se ka luajtur një rol kyç në koordinimin e sulmeve të ISIS në vitet e fundit dhe rekrutimin e luftëtarëve.

Forcat irakiane dhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA besojnë se vdekja e tij përfaqëson një goditje të rëndë për udhëheqjen dhe aftësitë operacionale të grupit në Irak dhe Siri dhe në përgjithësi në mbarë botën.

Operacioni shënon një fitore të rëndësishme në betejën e vazhdueshme të Irakut kundër grupit ekstremist, i cili vazhdon të përbëjë një kërcënim sigurie pavarësisht se ka humbur pjesën më të madhe të kontrollit të tij territorial.

Për muaj të tërë, zyrtarët irakianë kanë paralajmëruar për një rigjallërim të mundshëm të ISIS-it pas rënies së ish-presidentit Bashar Assad në Siri.

Në muajin tetor, autoritetet irakiane njoftuan se kishin vrarë nëntë komandantë të ISIS, duke përfshirë udhëheqësin më të lartë xhihadist të vendit, “të ashtuquajturin guvernator të Irakut”, Jassim al-Mazrouei.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy