Izraeli vret Jahja Sinuar/ Gjinishi: Ra në pritë rastësisht, eliminimi i tij ka qenë i paorganizuar

Izraeli vret Jahja Sinuar/ Gjinishi: Ra në pritë rastësisht, eliminimi i tij ka qenë i paorganizuar

Pedagogu Ermir Gjinishi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv  se Jahja Sinuar që u vra ditën e djeshme nga Izraeli ra në pritë rastësisht.

Më tej Gjinishi tha në eliminimin e tij nuk morën pjesë shërbimet sekrete në Izrael.

Sinuar është vrarë të enjten në orën 4 pasdite, ka qenë i shoqëruar me 2 ushtarakë të tij, kanë qenë 3 PErsona. Një ka qenë një nga komandantët e zonës së Hamasit . Është vrarë në Rafah, në zonë e quajtur Kodra e Sulltanit, në kufi me Egjiptin.

Izraeli e dha lajmin i pari. Ka qenë përplasje rutinë, e paorganizuar.  Eliminimi i Sinuar nuk ka qenë një operacion ku morën pjesë shërbimet, Mosad, Shabak, ndërkohë që ishte njeriu më i kërkuar.  

Sinuar ka lëvizur nga njëri front në tjetrin. Nuk ishte njeri që rrinte në tunele.

Ra në pritë rastësisht. U këmbye zjarri, dy u vranë dhe ky mbeti i plagosur dhe video tregon momentin kur ky është i plagosur. Ushtarët izraelitë, fusin një dron, kjo është praktikë e izraelitëve, në vendet ku dyshojnë fusin një dronë që vëzhgon. Prapë nuk e kanë ditur që është Sinaur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy