Të shtunën protesta masive në Serbi/ Spahiu: Presion i BE-së që Vuçiç të kthehet në kursin perëndimor, të ndahet nga Rusia (VIDEO)

Të shtunën protesta masive në Serbi/ Spahiu: Presion i BE-së që Vuçiç të kthehet në kursin perëndimor, të ndahet nga Rusia (VIDEO)

Studentë nga disa rajone të Serbisë do të ecin drejt Beogradit në një marshim disa ditor përpara një proteste masive që do të zhvillohet më 15 mars, nën sloganin "15 për 15". Protestat disa mujore të studentëve kanë përfshirë gjithashtu shumë qytetarë, të cilët akuzojnë qeverinë dhe mazhorancën qeverisëse për korrupsion dhe paaftësi.

Profesori i Shkencave politike dhe njohësi i rajonit, Nexhemedin Spahiu, në një analizë për “MCN live”, i sheh këto protesta përtej aspektit lokal.

Ai i konsideron ato si një presion nga Perëndimi për të detyruar presidentin Aleksandar Vuçiç të kthehet në kursin perëndimor.

Ky është një presion që perëndimi po i bën presidentit Vucic, për të ndryshuar kursin në fakt, jo vetëm presion atij pro vet Serbisë.

Në fakt këtu ngërthehen shumë elementë, edhe ata elementë të cilat janë kundër qëllimit të vërtet të perëndimit aty dhe ata që janë me perëndimin është një tollovi e organizuar e cila ka për qëllim që të bëj presion që Serbia të kthehet në kursin perëndimor.

Në këtë kontekst, ai theksoi se Serbia po rrezikon paqen në Bosnje, duke theksuar situatën e ndërlikuar me liderin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, dhe vendimet e tij që kanë tensionuar marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në  ndërkohë që Serbia po rrezikon paqen në Bosnjë ndërkohë e dinin se çfarë po ndodh me Dodik, me vendimet e tij, ai vetëm se nuk e ka shpallur pavarësinë e Republikës Srpska nga Bosnjë e Hercegovina, duke luftuar të gjitha mekanizmat ndërkombëtar të cilat janë të vendosur që pas luftës në Bosnjë.

Spahiu analizoi gjithashtu faktin se e gjithë kjo situatë është pjesë e një përpjekjeje për të ndarë Serbinë nga Rusia.

Perëndimi është i interesuar që ta fus Serbinë në orbitën vet, që të jetë në NATO, BE, që të ndahet nga Rusia.

Në këtë vazhdë mund ta shohim edhe vizitën e djalit të presidentit Trump me presidentin Vucic, që ishte njëfarë lloj oferte, se çfarë duhet të bej Vuçiç në mënyrë që të lihet në paqe dhe qetësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy