
Platforma televizive DigitAlb ka shkëptur marrëveshjet ekzistuese me operatorët vendas shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duke lidhur një marrëveshje ekskluzive me Mtel, një kompani në pronësi të Telekom Serbia.
Vlen për t’u theksuar se “mbrojtja e gjuhës shqipe dhe bashkimi kulturor i shqiptarëve”, ka qenë një nga objektivat e proklamuar nga DigitAlb.
Megjithatë vendimi i fundit ka ngjallur kritika në lidhje me rolin e platformës televizive në fjalë në raport me botën shqiptare, por ka ngritur edhe pikëpyetje mbi të ardhmen e operatorëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
/ Express /



