Një burrë i armatosur me thikë goditi për vdekje një person dhe plagosi rëndë një tjetër në Roterdam të Holandës.
Kështu ka bërë të ditur policia e cila ka arrestuar një të dyshuar, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas transmetuesit publik holandez Nos, dëshmitarët thanë se i dyshuari bërtiti "Allah Akbar" (Zoti është më i madhi) gjatë sulmit.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.



