Reshjet në vend, Çako: Të gjitha strukturat janë në gatishmëri (VIDEO)

Reshjet në vend, Çako: Të gjitha strukturat janë në gatishmëri (VIDEO)

Moti i keq ka shkaktuar situatë të rënduar në disa zona të vendit.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako në një lidhje skype për edicionin e lajmeve të MCN TV tha se pavarësisht se vendi ynë karakterizohet nga përmbytjet janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen civile. Ai theksoi se ka kontaktuar me të gjithë drejtuesit vendorë nga Jugu në Veri dhe theksoi se secila nga bashkitë ka marrë masa pasi ky është një sezon që kërkon masa paraprake.

Intervista:

Nga verifikimet tuaja në terren, në cilat zona paraqitet situatë e vështirë e shkaktuar nga moti i keq?

Çako: Jam në terren drejt veriut për të parë masat e marra. Sikurse dihet kemi hyrë në stinën e dimrit që sjell reshje dhe problematika. Në këtë sezon vendi ynë karakterizohet nga përmbytje. Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile me strukturat e veta është në gatishmëri për mbrojtjen civile.

Sa persona janë në gatishmëri?

Çako: Janë të kushtëzuar nga situatat.

A jeni në kontakt me drejtuesit lokal, çfarë masash duhet të ndërmarrin ata për të qenë të përgatitur në rast emergjencash gjatë periudhës së dimrit?

Çako: Jemi në kontakt me të gjithë drejtuesit vendorë, nga Jugu në Veri. Ata i kanë marrë masat sepse është një sezon që kërkon masa paraprake. Mund të themi se deri në këto momente nuk ka pasur probleme serioze që mund të konsiderohen me risk për njerëzit. Qytetarët janë të sigurt dhe mjetet e zhbllokimit të rrugëve janë në dispozicion dhe pjesa tjetër është thuajse nën kontroll.

A janë marrë masa për pastrimin e kanaleve kulluese apo përmirësimin e argjinaturave për të shmangur përmbytjet?

Çako: Në kohë dhe në periudha të ndryshme emergjencat kanë vazhduar dhe kanë punuar për pastrimin e kanaleve, janë në gatishmëri të plotë shkarkuesit e kanaleve të kolektorëve dhe të gjitha bashkitë janë në gatishmëri.

Po sa i përket pastrimit të rrugëve në rast ngricash dhe dëbore, a jeni në kontakt ne kompanitë e mirëmbajtjes. Kujtojmë se një situatë emergjente u krijua muajin shkurt në aksin Lezhë-Milot…

Çako: Situata të pazakonta venë në vështirësi dhe shtete me potenciale të mëdha, por unë ju siguroj se kapacitetet janë në gatishmëri dhe të gjithë operatorët janë në gatishmëri për pastrimin e akseve nacionale në çdo rast emergjence.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy