Në bilancin e saj të punës për tetorin Policia e shtetit ka renditur goditjen e një sërë veprimtarish të paligjshme, në fushën e narkotikeve, sigurisë në shkolla, sekuestrimet e ndërtimeve pa leje, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor etj. Në një muaj, policia thotë se janë organizuar 104 operacione dhe janë arrestuar 587 persona.



