Qeveria takson 15 herë më shumë qytetarët shqiptarë se sa është nevoja për mirëmbajtjen e rrugëve. Sipas ish-Deputetit të Partisë Demokratike Edmond Spaho, në një vit qeveria mbledh nëpërmjet taksës së qarkullimit që paguhet një herë në vit dhe nëpërmjet taksës së karbonit tek karburanti rreth 160 milon euro. Të dyja taksat janë të destinuara për mirëmbajtjen e rrugëve por sipas spahos, shpenzimet e qeverisë për mirëmbajtjen e rrugëve është rreth 12 milionë euro në vit.
“Grumbulloheshin rreth 160 milion €uro në vit dhe shpenzoheshin në mos gaboj 12 milion €uro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve, pra i shikoni vet disproporcionet në mes asaj qe mblidhet dhe asaj që përdoret, dhe nga ana tjetër kërkohet që të aplikohen taksat “
Spaho shprehet se qytetarët shqiptar paguaj 2-3 taksa të cilat janë destinuar për mirëmbajtjen e rrugëve ndaj sipas tij është e mundshme që Partia demokratike të heq taksën e karbonit që është aktualisht 30 lekë për ccdo litër karburant
“Pra ne paguajmë edhe taksën e qarkullimit të automjeteve, paguajmë taksën e karbonit në çmimin e karburantit, si dhe paguajmë pastaj tarifën kur udhtojmë te Rruga e Kombit, ose kur udhëtojme te autostradat tjera. Supozohej që 300 L për litër, do të rriste në mënrë të konsiderueshme të ardhurat në buxhet, por kjo nuk ndodhi. Nga ana tjetër, smund të lëmë pa përmendur një mori hapsirash ku abuzohet me fondet publike”
Në deklaratat e tij kryedemokrati Basha ka thënë se do të anulojë edhe koncesionet, por opozita duket se nuk ka një plan konkret për të realizuar një gjë të tillë
“Nisur nga koncensionet, është më e thjeshta për ti anuluar, pasi në to, ka praktika të qarta abuzive dhe vjedhje, nuk është vështirë, mendoj unë, të anuloj koncensionet e check up, përsa kohë janë publikuar fakte të panumërta se si abuzohet me rritjen e numrit të individëve që bëjnë kontrolle mjeksore, në mënyrë që të merren paratë nga buxheti i shtetit”.



