Rikthehet Kumbari 3, një version i ri për vdekjen e Michael Corleones

Rikthehet Kumbari 3, një version i ri për vdekjen e Michael Corleones

Një version i ri i “Kumbarit” III do të hidhet në treg, i restauruar plotësisht me një fillim të ri dhe duke përdorur titullin origjinal të regjisorit Francis Ford Coppola. Filmi mbylli trilogjinë e Coppola-s për familjen mafioze Corleone, e cila filloi me adaptimin e tij në 1972 të romanit “Kumbari” të Mario Puzo. Filmi u nominua për nëntë Oskar dhe fitoi tre, duke përfshirë Filmin më të Mirë, Aktorin më të Mirë për Marlon Brando dhe Skenarin më të Mirë të Përshtatur për Coppola dhe Puzo.

Kumbari II doli dy vjet më vonë, duke shtuar Robert DeNiro në kast, ndërsa historia e tij zhvillohej paralelisht me atë të Michael Corleones të Al Pacino. Vazhdimi ishte një sukses edhe më i madh. Filmi fitoi gjashtë Oskar nga 11 nominime, DeNiro mori çmim si aktori më i mirë në rol dytësor, Coppola si regjisori më i mirë dhe filmi edhe një herë fitoi çmimin e filmit më të mirë dhe skenarit më të mirë të përshtatur. Coppola u bind për të shkruar dhe drejtuar një film të tretë pasi iu ofrua një pagesë e mirë. I lançuar në vitin 1990, Kumbari III nuk është aspak një film i dobët. Por me shtatë nominime për Oskar, konsiderohet si më i dobëti i trilogjisë.

Paramount Pictures pritet ta lançojë versionin e ri të filmit, nën titullin “The Godfather, Coda: The Death of Michael Corleone”, titulli që Copola zgjodhi fillimisht, para se drejtuesit e studios ta thjeshtonin. Coppola e ka restauruar plotësisht filmin, duke përfshirë një fillim të ri, përfundim të ri dhe disa disa xhirime alternative, si dhe linjë të re muzikore. Coppola e cilëson versionin e ri një "përfundim më të përshtatshëm për historinë e Corleones"

Versioni i ri pritet të vijë në 30-vjetorin e shfaqjes së filmit, dhe bazuar në komentet e Coppola, do të jetë më afër vizionit të tij origjinal për filmin. Në kohën e shfaqjes, mund të kuptohet pse drejtuesit zgjodhën të ndryshojnë titullin, pasi jo vetëm që ndjek logjikën e dy filmave të tjerë.

Versioni i ri lejon që Coppola të rikornizojë historinë saktë. Në vend që të jetë vazhdim i historisë së Corleones si kriminel, filmi i tretë ka të bëjë më shumë me keqardhjen që ai ka për vendimet që ka marrë gjatë gjithë jetës së tij, përfshirë vrasjen e vëllait të tij dhe lëndimin e ish-gruas së tij si emocionalisht dhe fizikisht. Filmi do të shfaqet për pak kohë në kinema në dhjetor, para se të dalë në treg në digjital dhe disk në 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy