Detaje të reja nga historia e babait-monstër, vajzës i ra të fikët në klasë pasi e përdhunoi në rrugë

Detaje të reja nga historia e babait-monstër, vajzës i ra të fikët në klasë pasi e përdhunoi në rrugë

Dalin detaje tronditëse lidhur me rastin e Fatos Gurakuqit, i dënuar pak ditë më parë me 10 vite burg për përdhunimin e vajzës së tij. Siç është mësuar gjatë hetimeve, babai-monstër ka kryer me të bijën marrëdhënie seksuale në ambientet e shtëpisë dhe në disa raste jashtë saj, në rrugë. Ai i dilte përpara dhe e fuste në vende të fshehta. Për këtë ajo nuk kishte kallëzuar më parë, duke pasur frikë nga babai i saj dhe për këtë arsye nuk i ka treguar as mamasë së saj, shkruan Shqiptarja.com.

Vajza në prani të një psikologeje ka thënë se është abuzuar nga babai i saj që prej muajit nëntor 2014, por në gjykatë është shprehur se ajo kishte kryer marrëdhënie me një person tjetër, pa qenë në gjendje të tregojë emrin e tij. Edhe në datën 17 nëntor 2015, pra një ditë më parë, kur ajo rreth orës 18:30 ishte duke shkuar në shtëpi e ka pritur në rrugë babai i saj, i cili para se të shkonte në shtëpi e ka futur në një vend të fshehtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale.

Pas kësaj ngjarje, nxënësja ka pësuar humbjen e ndjenjave në ambientet e klasës. Fillimisht dëshmia e saj është dëgjuar nga mësuesja e saj kujdestare J. S. dhe më pas nga nëndrejtoresha e shkollës E.N.Për këtë ngjarje në 31 tetor 2016 gjykata e Tiranës, dënoi me 10 vite burg Fatos Gurakuqin, pas një sërë provash të administruara në dosje. Gjithçka është zbuluar në 17 nëntor 2015, në ambientet e shkollës pasi, F. ishte përmendur pas një humbje ndjenjash që kishte patur po atë ditë në klasë. Kur mësueset i kanë thënë se, në shkollë po vinin mjekë për ta vizituar dhe se, ndërkohë ishte njoftuar edhe babai i saj, F. kishte filluar të dridhej dhe të ndihej shumë e frikësuar, duke iu lutur mësueseve të mos lejonin babain ta kontaktonte në atë gjendje.

Nisur nga kjo gjendje e F. mësueset kanë insistuar derisa, F. iu ka rrëfyer se, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj Fatos Gurakuqi, gjë për të cilën ajo kishte frikë. Këtë gjë e dëshmoi edhe mësuesja kujdestare e F., shtetasja J.S. Madje, sipas tyre edhe në shkollë kur F. i kishte rëne të fikët dhe ishte përmendur ajo këmbëngulte që përse i kishim njoftuar babain e saj, nuk donte që te vinte ai dhe ishte e frikësuar. Ajo vetë u ka treguar mësueses dhe shoqes, së saj se babai kishte abuzuar me të seksualisht dhe vetëm qante. I pandehuri ka shkuar aty, pasi ishte njoftuar nga mësuesja kujdestare J.S. se, vajza e tij nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Po ashtu mësuesja e lajmëroi të pandehurin se, ishte njoftuar dhe urgjenca e spitalit, të cilët kanë shkuar në klasën ku ishte F. për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore. Fatosi pasi është futur në klasën, ku po i jepej ndihmë mjekësore vajzës së tij, ka filluar të shajë mësuesit dhe doktorët, si dhe ka dëmtuar derën e klasës së mbledhjeve duke e shembur atë, fakt që dokumentohet me anë të këqyrjes se vendit të ngjarjes.

Ky fakt u dëshmua edhe nga dëshmitari B.Q, mësues në këtë shkollë. Bazuar në aktin e ekspertimit vlerësues të datës 15 shkurt 2016 rezulton se, vlera e këtij dëmtimi është 16 000 lekë. Në momentin që e dëmtuara F.G. u paraqit dhe dëshmoi u vërejt se dëshmia e saj ishte e ndikuar, pasi në kundërshtim me sa u kishte treguar mësueseve të saj dhe në kundërshtim me sa kishte kallëzuar dhe dëshmuar edhe vetë, ajo tregoi se nuk ishte babai i saj, ai që kishte kryer marrëdhënie me të, por një person tjetër, të cilën ajo nuk arriti ta tregonte. Megjithatë, edhe në vet dëshminë e saj ajo ishte kontradiktore, duke mos arritur të jepte dot as përgjigje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy