
Ish-ministri jashtëm grek Nikos Kotizas ka deklaruar në një intervistë për mediat vendase se largimi i Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë ka ardhur për aryse të divergjencave të këtij të fundit me kryeministrin Rama për kufijtë e Kosovës. Duke vlerësuar Bushatin për cilëistë e tij, Kotzias ka shprehur mendimin se bllokimi I marrëveshjeve me Shqipërinë erdhi për shkaqe të brendshme të kësaj të fundit.
"Ka qenë racional , më seriozi për të negociuar, pavarësisht moshës së re unë e respektojë shumë. Për mendimin tim ai u largua jo për arsye të qëndrimit të gjatë në krye të diplomacisë por sepse kishte një këndvështrim tjetër në lidhje me Kosovën nuk ishte dakord me zgjerimin e kufijëve dhe së dyti për shkak të marrëveshjes sonë, pavarësisht arritjes së marrëveshjes kishim dy probleme së pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese të certifikojë reformat e kryera ,dhe nuk arritëm afatin kohor sepse Gjykata Kushtetuese në Shqipëri u shpërbë", deklaroi Kotizas.
Ish-ministri I Jashtëm grek, paralajmëron edhe për mosplotësimin e kërkesës shqiptare për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë për shkak se sipas tij në Greqi ka frymë konservatore.
"E informova kryeministrin Tsipra me detaje por grekët nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta midis Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar. Greqia duhet të bëhet serioze, pseudopatriotismi dëmton vendin’’, shtoi në intervistë Kotzias.
Kritik me opozitën e djathtë greke, ai ka akuzuar kreun e saj, Kyriakos Mitsotakis se po dëmton marrëdhëniet mes të dyja vendeve me deklarimet e tij dhe me pseudopatriotizmin që shpall në daljet publike.
"Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të konkurojë ‘tonet’e Shqipërisë dhe Turqisë. Në lidhje me Turqinë ne kemi një kulturë të ndryshme, Turqia nuk do të na rrëmbejë ne politikën e saj ne kemi një kulturë paqësore . E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë e cila ka ngritur tonet dy muajt e fundit. Por janë të papranueshme deklaratat e Mitsotakit që Shqipëria nuk do të anëtarësohet në BE. Këto gjëra arrihen vetëm me punë diplomatike. Do ti kujtoja Demokracisë së re se vetë ata anëtarësuan Shqipërinë në NATO pa asnjë kusht. Nuk mund të flasë Mitsotaki sikurse nuk ka qenë anjëherë pjesë e qeverisjes, është hipokrizi", tha Kotizas.
Mes Shqiëprisë dhe Greqisë mbeten ende pezull një sërë marrëveshjes si ajo për kufijtë detarë dhe zonat ekskluzive ekonike, për ligjin e luftës, për çështjen e pronave, minoritetin grek në Shqipëri etj. Tregues I këtij bllokimi është edhe mosrealizimi I një takimi të përfolur prej kohësh mes dy kryeministrave Rama dhe Tsipras, që nuk kanë shkëmbyer asnjë vizitë në vitet e fundit. Një rast i pazakontë ky mes dy vendeve që kanë nënshkruar dokumentet e partneritet strategjik.



