Zgjedhjet në MV/ Hajdari: Fitorja historike e Mexhitit në Çair, mesazh i qartë për lidershipin e BDI-së se epoka e tyre ka mbaruar (VIDEO)

Zgjedhjet në MV/ Hajdari: Fitorja historike e Mexhitit në Çair, mesazh i qartë për lidershipin e BDI-së se epoka e tyre ka mbaruar (VIDEO)

Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN, Izet Mexhiti, ka shpallur fitoren historike në komunën e Çairit në Shkup, bastion i njohur shqiptar dhe simbolik për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti, dikur figurë e rëndësishme e BDI-së dhe rival i brendshëm i Ali Ahmetit, u përball në këtë garë zgjedhore me Bujar Osmanin, nënkryetar i BDI-së dhe ish-ministër i Jashtëm, të dy ishin cilësuar më parë si pasardhës të mundshëm të Ali Ahmetit.

Sipas gazetarit nga Shkupi, Fejzi Hajdari, në një intervistë për “MCN live”, fitorja e Mexhitit nuk është thjesht një rezultat elektoral, por një mesazh i qartë për lidershipin aktual të BDI-së se epoka e tyre ka mbaruar. 

Ishte një garë ndërmjet lidershipit të BDI-së, si parti e shqiptarëve që i përkiste 24 vite me radhë dhe kjo betejë u zhvillua me ish- përfaqësuesin e lartë të BDI-së, Izet Mexhiti. 

Ky ishte një mesazh se epoka e BDI-së tyre po përfundon dhe reforma politike në këtë subjekt është e pashmangshme.

Gara në Çair ishte simbolike, përballë u vunë dy ish-bashkëpunëtorë dhe figura të larta të BDI-së. 

Fitorja e Mexhitit tregon se elektorati shqiptar po kërkon ndryshim dhe rikthimin e përfaqësimit të vërtetë.

Koalicioni VLEN, pjesë e të cilit është edhe Mexhiti, ka triumfuar gjithashtu në dy komuna të tjera me shumicë shqiptare, duke forcuar pozitat e tij në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

 Kjo fitore shihet si një kthesë e rëndësishme që mund ta çojë BDI-në për herë të parë pas shumë vitesh drejt opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy