Vjedhja e makinave, 5 raste në plazhin e Durrësit

Vjedhja e makinave, 5 raste në plazhin e Durrësit

Që prej nisjes së sezonit turistik, në zonën e plazhit të Durrësit janë regjistruar 5 raste të vjedhjes së automjeteve. Markat e synuara janë kryesisht BMW dhe Mercedes Benz, të cilave dyshohet se pasi iu ndryshohet numri i shasisë tregtohen në vendet e rajonit ose përfundojnë për pjesë këmbimi nëpër serviset e vendit.

Bujari, është shqiptar i Maqedonisë. Makina e babait të tij u vodh në sheshpushimin e pallatit ku po kalojnë pushimet. “Nga ora 10.00 e mëngjesit kemi konstatuar se makina nuk është këtu. Rastin e kemi denoncuar në policinë e plazhit, po akoma nuk kemi asnjë informatë se ca do bëhet. Nga vjedhësit e makinave nuk ka asnjë gjurmë se zona përreth nuk ka kamera, dhe policia thotë nuk kemi ça të bëjmë ne”, thotë Bujari.

Bujari nuk është i vetmi pasi gjatë sezonit turistik janë denoncuar 5 raste vjedhjesh të makinave në policinë e Durrësit. Të dëmtuarit shprehen se efektivët e policisë nuk po punojnë sa duhet për zgjidhjen e problemit, raporton Top Channel. 

“Lajmërova policinë  i rashë mbi 10 herë, asnjëherë nuk përgjigjet policia. Kam vajt shumë herë në polici, tëshohim thonë, deri tani ka një muaj asnjë gjë hiç. Vetë me mënyrat e mia i kam çuar kamerat, më thonë nuk zbulohet”, thotë një tjetër pushues.

“Ne kemi pasur një celular brenda që ka qënë në gjendje deri mbrëmë, po policia nuk besoj se e ka bërë punën e vetë për celularin që ka qënë në makinë”, tha më tej Bujari nga Maqedonia. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy