Qershori do të vijojë me mot të paqëndrueshëm. Anira Gjoni nga IGJEUM tha në një lidhje Skype me MCN se datat 12-19 qershor do të kenë reshje lokale.
Nëse i referohemi parashikimeve për vazhdimin e muajit qershor, paqëndrueshmëria do të vijojë edhe përgjatë javëve që kanë mbetur. Temperaturat kanë qenë 2 gradë nën normën. Mesatarja duhej të ishte diku te 27-28 në Tiranë, janë mesatarisht 26 gradë. Nga data 12-19 pritet të ketë reshje lokale, mund të ketë edhe breshër.
Gjoni u ndal edhe te vala e të nxehtit që ka përfshirë SHBA-të.
Është një fenomen që duke qenë se zhvillohet në Oqeanin Paqësor, më të prekura janë SHBA-të. Vendi ynë duke qenë larg nuk preket direkt nga fenomeni El Ninjo. Por duke qenë se ne jemi larg, nuk prekemi direkt. Por prekemi pasi preket ekuilibri i klimës globale. Fenomeni El Ninjo ka ndodhur edhe vite më parë. Është një fenomen ciklik që përsëritet. Vendi ynë nuk pritet të preket direkt nga ky fenomen.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.