Cakrani: Bizneset mbi toka të grabitura nuk duhet të mbështeten, janë të lidhura me qeverinë dhe duhen hetuar (VIDEO)

Cakrani: Bizneset mbi toka të grabitura nuk duhet të mbështeten, janë të lidhura me qeverinë dhe duhen hetuar (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar pas debatit të krijuar rreth komenteve kritike ndaj disa bizneseve në sektorin e turizmit, duke deklaruar se qëndrimet e tij janë pjesë e një denoncimi publik për çështje pronësie dhe jo sulme ndaj sipërmarrjes së lirë.

 

Në “MCN Live”, Cakrani tha se ka ngritur shqetësime për disa biznese që, sipas tij, operojnë mbi toka për të cilat ka konflikte pronësie dhe pretendime nga pronarët ligjorë.

 

Ai u shpreh se është i gatshëm të përballet edhe me procedime nëse dikush mendon se deklaratat e tij përbëjnë shkelje ligjore.

 

Është e vështirë nga pikëpamja praktike, sepse le të themi që janë dhjetë mijë persona ose pesë mijë persona që kanë bërë komente. Edhe procedimi i pesë mijë vetëve është diçka shumë e vështirë. Edhe nëse identifikohen, nga këta persona ndoshta vetëm disa mund të jenë ata që kanë vepruar në mënyrë problematike.

 

Ai theksoi se komentet e tij lidhen me një çështje më të gjerë që, sipas tij, ka të bëjë me pronësinë e tokave në zonat turistike.

 

Unë jam një denoncues publik i gjithë kësaj situate ku persona të ndryshëm kanë zaptuar toka dhe kanë ndërtuar hotele e resorte. Unë nuk jam kallëzuar deri tani, por do të dëshiroja shumë që të më kallëzojnë. Po e them publikisht: dua të nisë një procedim penal, sepse atëherë do të kemi mundësi që këto çështje të diskutohen me prova.

 

Cakrani shtoi se qytetarët, sipas tij, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj bizneseve që zhvillohen mbi prona të kontestuara.

 

Asnjë shqiptar nuk duhet të mbështesë biznese që janë ndërtuar mbi toka publike apo mbi toka të pretenduara nga pronarët e ligjshëm. Vlerësimi im është se disa biznese që ushtrojnë aktivitet në resorte të ndërtuara mbi prona të kontestuara nuk duhet të marrin mbështetje pa u sqaruar më parë çështjet e pronësisë.

 

Megjithatë, avokati sqaroi se nuk mund të cilësohen automatikisht të gjitha bizneset si të paligjshme pa prova konkrete.

 

Asnjë biznes, nga Green Coast e deri te të tjera, nuk mund të quhet automatikisht i pandershëm pa prova. Le ta mbaj unë përgjegjësinë për ato që them. Një qytetar mund të japë një vlerësim negativ për një biznes dhe kjo nuk do të thotë automatikisht se ka kryer vepër penale.

 

Sipas tij, qëndrimi i tij lidhet me një problem më të gjerë të pronësisë në jug të Shqipërisë.

 

Axhenda ime është kjo: disa persona kanë marrë toka të pronarëve në jug të Shqipërisë dhe kanë ndërtuar restorante, resorte dhe investime strategjike. Për këto çështje kanë dalë edhe hetime. Ka raste ku pronarët kanë pretendime për tokat e tyre dhe përballen me procese të gjata për të provuar të drejtën e pronësisë.

 

Cakrani pretendoi se në disa raste konfliktet pronësore janë ndërlikuar nga problemet me dokumentacionin.

 

Ka persona që kanë ndërtuar mirëqenien e tyre mbi fatkeqësinë e pronarëve që nuk dinë ku t’i gjejnë dokumentet, sepse edhe arkivat kanë pasur probleme. Në disa raste dokumentet janë zhdukur dhe çështjet e pronësisë janë zgjidhur përmes proceseve gjyqësore.

 

Në fund, ai përsëriti se deklaratat e tij janë opinione të bazuara në shqetësime për pronësinë dhe se nuk ekziston një dispozitë që penalizon një person vetëm për një vlerësim kritik.

 

Unë po bëj denoncime publike dhe po jap vlerësimin tim. Nuk ka dispozitë që të dënohet dikush vetëm sepse ka konstatuar probleme dhe ka shprehur një mendim për një biznes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy