
Pas pesë ditësh pa furnizim me ujë, defekti në linjën kryesore të ujësjellësit të Vlorës është rregulluar në orët e para të kësaj të marte. Megjithatë, furnizimi me ujë në banesa pritet të nisë vetëm pasditen e sotme, ndërsa qytetarët këshillohen të mos e përdorin për konsum për 48 orët e ardhshme.



