Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri Italian Mario Draghi kanë mbërritur në Ukrainë.
"Kemi ardhur për të dërguar një mesazh të unitetit evropian për të gjithë qytetarët ukrainas. Një mesazh mbështetjeje sepse javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira”, deklaroi Macron në një prononcim për mediat, pasi zbriti nga treni që e çoi nga Polonia në Kiev.
Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar të ndihmojë Ukrainën "për aq kohë sa është e nevojshme”. Scholz tha se: “Ne nuk duam vetëm të tregojmë solidaritetin tonë, por edhe të sigurojmë që ndihma që organizojmë: financiare, humanitare, por edhe për armët, të vazhdojë".
"Ne do të vazhdojmë për aq kohë sa është e nevojshme për luftën e Ukrainës për pavarësi”, shtoi ai.



