Temperaturat do të ulen lehtë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat do të ulen lehtë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të kalimtare do të dominojnë në territor, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin verior.

Mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm në Ekstremin Verior-Verilindor.

Këto kushte atmosferike përmirësohen gjatë mbrëmjes dhe natës duke ri-kthyer sërisht motin e kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare por forcohet herë pas here me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta do të mbizotëroj Gadishullin Iberik, Europën Qëndrore dhe Gadishullin Skandinav. Ndërsa një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë Europën Juglindore dhe Lindore duke gjeneruar shira, herë pas herë do të ketë dhe stuhi ere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy