Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Qeveria e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit të paraqitur nga katër parti opozitare, me 157 vota kundër dhe 136 pro, pas tre ditësh debatesh intensive në parlament.

Mocioni, i firmosur nga 85 deputetë, u hodh poshtë të premten mbrëma, ndërsa Mitsotakis siguroi se qeveria e tij do të vazhdojë deri në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2027.

Diskutimet parlamentare u tensionuan edhe më tej nga një incident mes deputetit të Demokracisë së Re, Dimitris Kyriadzis, dhe presidentes së partisë Plevsis Eleftherias, Zoi Konstantopoulou, pas një komenti seksist të deputetit.

Kryeministri Mitsotakis kërkoi falje publike dhe e dërgoi Kyriadzisin në Komisionin e Etikës për përjashtim.

Ndërkohë, jashtë parlamentit, protesta të ashpra shpërthyen në sheshin Sintagma dhe Selanik, me demonstrues që kundërshtonin qeverinë dhe kërkonin drejtësi për viktimat e tragjedisë hekurudhore në Tempi.

Protestuesit hodhën bomba Molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji, duke arrestuar disa persona.

Në fjalimin e tij, Mitsotakis kritikoi opozitën për mungesën e alternativave dhe njoftoi masa të reja, përfshirë një rritje të pagës minimale dhe një program për blerjen e armëve.

Ai përsëriti se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se qeveria e tij do të vijojë reformat deri në fund të mandatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy