Dyshime për pastrim parash, sekuestrohen llogaritë bankare të kompanisë italiane që ndërton dhe mirëmban avionë

Dyshime për pastrim parash, sekuestrohen llogaritë bankare të kompanisë italiane që ndërton dhe mirëmban avionë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar llogaritë bankare të shoqërisë ‘N.’ shpk, e cila ushtron aktivitet në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ themeluar nga shtetasi Italian B.R. më 10.01.2022.

Bëhet me dije pronari i kësaj kompanie është nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’.

Shtetasit e përfshirë T.G., J.L., dhe B.R, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.

Janë sekuestruar 1.5 mln lekë, 20 mijë € dhe 480 mijë $.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi llogaritë bankare të shoqërisë ‘N.’ shpk, themeluar nga shtetasi Italian B.R. më 10.01.2022, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.3695 të vitit 2024, shoqëria në fjalë, e cila ushtron aktivitet në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë T.G., J.L., dhe B.R, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.

Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesen e informacionit lidhur me ecurine e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit e llogarive bankare të shoqërisë “N.” shpk, në vlerat:

-          1,539,490 ALL;

-          20,348.24 EUR; dhe

-          479.820,56 USD

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy