Transporti publik, Memaj: S’mund të rritet çmimi, po marrim subvencione. Nga 1 janari, biletë elektronike

Transporti publik, Memaj: S’mund të rritet çmimi, po marrim subvencione. Nga 1 janari, biletë elektronike

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj, komenton premtimin e ministres Belinda Balluku për subvencionimin e çmimit të naftës.

Në një intervistë për MCN TV, Memaj deklaroi se kjo është faza e dytë e subvencionimit, pas asaj që u bë për muaj mars prill dhe maj.

Ai tha se u premtua dhe tre muaj subvencion për transport, duke anashkaluar qershor dhe korrik.

Kjo ka ardhur prej mungesës për vazhdimin e subvencionit për ta bërë më gjatë. Kemi kërkuar prej kohësh vazhdimësi subvencioni. Për çmimin e biletës duhet indeksim i çmimit se faktorët që mbajnë këtë faktor, janë rritur, karburanti, lubrifikantët, gomat, taksat e mjeteve, janë faktorë që ndikojnë dhe çmimi i biletës.

Dhënia e subvencionit me periudha tre mujore i ka dhënë frymëmarrje sektorit të transportit por jo në afatgjatë. Nuk po kemi ulje të çmimit të karburantit, vetëm luhatje të vogla, duhet politikë e mirëfilltë për linjat.

Rritja e çmimit në formë të njëanshme, në kohën kur na premtohet subvencion, nuk është e drejtë për qytetarët. Kemi një VKM që i përket 2017 për çmimin e biletës, por çmimet janë rritur 150%. Duhen politika të mirëfillta ekonomike, pasi çmimi i biletës duhet riparë.

Teksa udhëtarët po vijojnë të paguajnë çmime të larta të biletave, për lëvizjen nga rrethi në rreth, Memaj deklaroi se operatorë të veçantë kanë rritur bileta në mënyrë të njëanshme.

Nuk është e drejtë që të rritet, aq më tepër që po marrim subvencion. Ne u bëjmë thirrje të gjithë operatorëve që të bëjnë dokumentet gati dhe të përfitojnë subvencionet.

Nuk e di pse operatorë të veçantë nuk kanë përfituar subvencione. Të marrin subvencionin për të shmangur rritjen e biletës. Nga autoritetet duhet të ketë studim që në këtë moment që tani që po marrim subvencione, jo kur mbaron subvenconi.

Ne që kur kërkuam rritjen e çmimit të biletës, na u dha subvencioni. Shpresojmë që edhe në rrethet ku ka transport urban të mos ketë rritje të çmimit, për sa kohë jemi në fazën e përfitimit, nuk duhet të ketë rritje.

Ndërsa flasim për çmime të rritura të biletave, kushtet në autobusë janë jashtë parametrave, kur ka autobusë të vjetër në qarkullim dhe në mungesë kushtesh, i pyetur se pse licencohen, Memaj deklaroi se transporti ndërqytetas dhe qytetas janë të ndryshëm.

Transporti qytetas licencohet me leje 10 vjeçare, për numrin e mjeteve dhe dokumentet. Gjithë mjetet në transportin qytetas, përmbushin kushtet teknike për të qenë në rrugë. Asnjë nga mjetet nuk është në mungesë dokumentacioni.

Përderisa kalojnë një fazë që certifikojë institucionet shtetërore, mjetet janë të gatshme të ofrojnë shërbim. A duhet të ketë më mirë, patjetër që amortizimi i mjeteve ndodh, jo vetëm prej mungesës së investimeve nga ana e kompanisë, por edhe investimet. Kemi kërkuar prej kohësh të kemi korsi të dedikuara.

Niveli i përgjithshëm i çmimeve të pjesëve që përmbajnë këtë sektor u rritën me 150%. Por që duhet të ketë investim në flotën e mjeteve, padyshim. Në këtë fazë që jemi askush nga investitorët nuk është gati të investojë pa patur subvencione dhe mbështetje.

Ne si operator paguajmë Tvsh 20% për çdo biletë që shesim. Nuk ndodh në asnjë vend, ndërkohë që shumë vende e kanë të përjashtuar si taksë.

I pyetur lidhur me kohën kur do të futet ne qarkullim bileta elektronike, Memaj tha se nga tatimet iu është thënë se do të ndodhë në 1 janar dhe se do të jenë të fiskalizuara.

Po përdoret dhe për pajisjet që do përdoren në transportin ndërqytetas. Jemi në fazën përfundimtare, që do të shuajë konkurrencën e pandershme por edhe evazionin fiskal.

Kjo do të tregojë se ku është transporti dhe sa udhëtarë udhëtojnë dhe çfarë ndërhyrje duhet të kenë instancat, për përmirësimin e flotës së mjeteve.

Janë shumë linja që në momentin që do të ketë bileta të fiskalizuara, do të kuptojmë sa realisht për çfarë ka nevojë tregu për mjete dhe investime. Shpresojmë që të mos ndalet këtu, por të vijohet me mbështetjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy