Ngjela: Shqipëria për Uashingtonin rast i veçantë, korrupsioni dhe krimi i organizuar dy kolonat e zeza (VIDEO)

Ngjela: Shqipëria për Uashingtonin rast i veçantë, korrupsioni dhe krimi i organizuar dy kolonat e zeza (VIDEO)

Avoati Spartak Ngjela në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë për të cilët u shpreh se Shqipëria për Uashingtonin është një rast i veçantë dhe se reforma në drejtësi filloi me iniciativën amerikane.

Ai tha se korrupsioni dhe krimi im organizuar janë kolonat që ka krijuar politika por që dëmtojnë shoqërinë, teksa theksoi se nuk dihet se cili është interesi i SHBA-ve që vendi ynë të jetë pjesë e BE-së.

Sipas tij nuk dihet nëse me ndihmën e SHBA-ve do e largojmë korrupsionin, por në vendin tonë pritet të krijohet një forcë ushtarake.

Me këtë akt ato tregojnë se Shqipëria për Uashingtonin është rast i veçantë, do të thotë se Shqipëria është e rëndësishme sepse forcohet shumë forca amerikane në partnershipin me Tiranën sepse është pozicioni gjeografik i Shqipërisë i leverdishëm kundër Rusisë, por se sa do dijë politika shqiptare ta përdorë këtë duhet parë.

Këta janë ekspertë dhe e kanë parë që drejtësia këtu ka qenë padrejtësi dhe dihet se reforma në drejtësi nisi me ndërhyrjen amerikane dhe ligjin ata e bënë dhe ndarjen e pushteteve të drejtësisë që krijuan SPAK dhe SPAK deri sa ka ardhur Trump ata e kanë paguar, por fakti që i kthyen tregon se është përjashtim, Shqipëria në doktrinën Trump.

Ekspertët amerikanë këtu tregon interesin e domosdoshëm në çështjen që vetë ndërkombëtarët kanë konfliktin me Rusinë. Nuk ka forcë ushtarake Shqipëria, por është gjeopolitike, ajo që pritet të ndodhë është të krijohet një forcë ushtarake në Shqipëri, ata kanë marrë dhe bazën e Kuçovës, dhe të shohim tani se si do ecë, s’duhet të flasim para kohe.

I pyetur nëse duhet ti frikësohet politika këtu strukturave të drejtësisë veçanërisht me rikthimin e mbështetjes amerikane, Ngjela tha se çështja është dhënia e drejtësisë, nëse do munden të na largojnë korrupsionin.

Sigurisht sepse çështja është dhënia e drejtësisë, dmth do na i heqin, largojnë korrupsionin në drejtësi, duhet parë se drejtësia është ende e paprekur, të shohim si do jetë afekti pozitiv i SPAK, i goditjes që do japë se nuk ka krimin e zakonshëm, ka korrupsionin dhe krimin e organizuar, janë dy kolonat e zeza që i kanë krijuar shoqërisë shqiptare dëme të mëdha, të shohim, unë kam besim.

Hajduti dhe i korruptuari frikën nga drejtësia e kanë se në luftë bëjnë dredha, çështja është se këtu përmes SPAK do vendoset ose jo drejtësia. SPAKun se kemi strukturuar ne, dhe ata na kanë ndihmuar por cili është interesi amerikan që Shqipëria të jetë në BE, kjo nuk është një pyetje e lehtë, atëherë do e shohim hap pas hapi. Por me rëndësi është se ata po na ndihmojnë në të gjitha drejtimet.

SPAK i ka të gjitha dosjet ne do na dëmtonte largimi i tyre, por dje ata u rikthyen sepse ne vetë s’do e bënim dot. Dmth ata i vunë një rëndësi të madhe pagës sepse kanë paguar ata për SPAK se ne se kemi atë forcë monetare.

Pyetja është se çfarë ka bërë SPAK deri tani, dhe nuk janë pak, 4 ministra në proces penal, një ish kryeministër në burg dhe shumë figura të tjera në procese penale, pra luftën antikorrupsion SPAK e ka filluar me sistem dhe ana tjetër e medaljes është se korrupsioni ka shkatërruar jetën shoqërore në Shqipëri dhe mendoj se SPAK do e sjellë korrupsionin në parametrat normale si në vendet e tjera, se korrupsion ka kudo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy