Kur do të marrë fund pandemia e Covid-19? Pyetjes me të cilën përballet e gjithë bota, i ka dhënë përgjigje STUD Data-Driven Innovation Lab, një qendër kërkimore inovative në Singapor. Projeksioni bazohet në Modelin SIR (I dyshuar- I infektuar –I shëruar), i cili pasurohet me të dhëna nga vende të ndryshme për të hartuar kurbat e ciklit pandemik. Për parashikimin se kur mund të përfundojë pandemia në vende të veçanta dhe në botë janë përdorur kode nga Milano Batista dhe të dhëna nga Our World Data. Duke pasur parasysh ndryshimin e shpejtë të situatës, monitorët parashikues përditësohen rregullisht me të dhënat e fundit.
Megjithatë, hartuesit e projeksioneve thonë se mund të ketë pasaktësi, kjo për shkak të realiteteve komplekse në secilin vend, por dhe të dhënave jo 100% të sakta që mund të vijnë nga secili prej tyre. “Lexuesit duhet t’i marrin parashikimet me disa rezerva. Optimizmi i tepërt është i rrezikshëm sepse mund t’i lehtësojë disiplinat dhe kontrollet tona dhe të shkaktojë rikthimin e infeksionit dhe duhet të shmanget”, thuhet në faqen ku është publikuar projeksioni.
Në shkallë botërore, sipas projeksionit, pandemia do të tërhiqet në 1 dhjetor 2020. Në Shqipëri, fundi parashikohet të jetë 1 tetori i 2020-s, ndërsa në Itali 31 gushti i 2020-s.
STUD Data Driven Innovation Lab drejtohet nga Jianxi Luo, profesor i asociuar në Universitetin e Teknologjisë dhe Dizajnit në Singapor, Drejtor i Laboratorit të Inovacionit të Drejtuar nga të Dhënat dhe Drejtor i Programit të Teknologjisë. Prof. Luo ka një doktoraturë në Sistemet Inxhinierike (Menaxhimi i Teknologjisë dhe ndjekja e Politikave).
Tabela me të gjitha parashikimet



