
Gazetarja shumvjecare në Kosovë, Anita Haradinaj, erdhi sot për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, në një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj në tv.
Ajo tha se të qenurit e drejtpërdrejtë në jetë dhe punë e kanë ndihmuar edhe me komentet e saj si opinioniste në BBVIP Kosova, që po zhvillohet aktualisht atje.
Unë edhe tani si opinioniste në BBVipKosova, jam e njëjtë siç edhe jam në jetën time të përditshme. Jam e drejtpërdrejtë me komentet e mia dhe shpesh jam akuzuar, gjykuar dhe kam marrë edhe komente kërcënuese e bullizuese, për shkak të korrektësisë dhe të të qenurit e drejtpërdrejtë me banorët e shtëpisë. Siç edhe ishte rasti i fundit me banorin Ganiu (Visarin) të cilit i thashë ‘shihu në pasqyrë’ në kuptimin fol me veten, reflekto dhe mos merr dallgë kot. Por atë komente jo vetëm që nuk e kuptoi masa por as vet Ganiu, për çfarë edhe u kryqëzova dhe u shava, bullizova e ckamos.
Por nuk kam pse ndjehem keq, sepse unë bëj punën time dhe vazhdoj të jap opinionin tim bazuar në atë që shoh unë, jo publiku. Unë bëj punën time, atë punë që bëj për shume vite radhazi, dhe nuk mund të dal të gënjej publikun por atë që shoh aty, atë opinion jap.
Anita thotë se korrektësinë në punë dhe në qenurit e drejtpërdrejtë ja kanë mësuar 24 vitet përvojë në tv.
Jeta më ka ecur mirë dhe duke qenë kështu siç jam, edhe jeta është më e lehtë kur je vetvetja. Unë nuk mund të dal dhe të gënjej publikun me atë që them për ti bërë qejfin dikujt.
Jetëgjatësia në ekran më ka mësuar këtë. Korrektësia, saktësia dhe të qenurit e drejtpërdrejtë, kështu jam, dhe unë jam si opinioniste në BBVip për të dhënë opinionin tim mbi atë që shoh dhe prandaj paguhem.
Tanimë nuk më bëjnë përshtypje as komentet negative, bullizuese dhe kërcënuese sepse më është trashur lëkura. Unë punoj mbi 24 vite në tv dhe kam kaluar çdolloj vështirësie që mund të kaloj një njëri në dalje, paraqitje live, çdo gjë që te jep ekrani e kam kaluar.
Dashuroj lajmet, por edhe punën në terren.
BigBriother në Kosovë, mbaron edhe dy javë dhe në këtë kast ka pasur aq shumë diversitet dhe karaktere të ndryshme saqë nuk dihet ende se kë do votojë publiku.



