Një komandant i lartë i Hezbollahut është vrarë në një sulm ajror izraelit në Liban.
Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF)Mohammed Qassem Al-Shaer, një komandant i Forcave elitare të Hezbollahut Radwan, u vra në një sulm në fshatin Qaraoun në distriktin perëndimor Beqaa këtë të martë.
IDF tha se eliminimi i Al-Shaer do të dëmtonte aftësinë e grupit militant të mbështetur nga Irani për të nisur sulme kundër Izraelit nga Libani jugor.
Hezbollahu konfirmoi se Al-Shaer ishte vrarë dhe tha se ai iu përgjigj vrasjes së tij duke lëshuar dhjetëra raketa Katyusha dhe disa dronë drejt dy vendeve në Izraelin verior.



