
Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, do t'u dërgojë një letër qeverive evropiane për të vazhduar të monitorojnë nga afër situatën që lidhet me evolucionin e rasteve të lisë së majmunëve.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Stefan De Keersmaecker gjatë takimit të përditshëm me shtypin.
160,000 dozat e vaksinës që BE-ja ka siguruar për t'iu përgjigjur nevojave imediate të Shteteve Anëtare tani janë duke u dorëzuar, ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën.



