Mirahori, themeltar i Korçës/ Zeneli: Gjon Muzaka e përmend për herë të parë qytetin e Korçës në 1510

Mirahori, themeltar i Korçës/ Zeneli: Gjon Muzaka e përmend për herë të parë qytetin e Korçës në 1510

Iljaz Bej Mirahori njihet si themelues i Korçës dhe filantrop, megjithëse ka pasur disa diskutime lidhur me figurën dhe rolin e tij, sidomos në lidhje me emrin e krahinës që ai ka ndihmuar në formimin e saj.

Petrit Zeneli, historian dhe promovues i historisë së zonës së Vakëfeve, thotë në një intervistë për "MCN Informacion" se, ndonëse figura e Mirahorit nuk ka marrë një vlerësim të mjaftueshëm në nivel kombëtar, Korça i është borxh figurës së tij madhore.

Fakti që Iljaz Bej Mirahori ka shërbyer në Perandorinë Osmane dhe ka investuar në pasuri dhe bamirësi, ka ndikuar që disa ta lidhin me një emër fetar dhe ta anashkalojnë si figurë historike. Megjithatë, studiues seriozë janë marrë me këtë çështje që nga viti 1983, kur Akademia e Shkencave organizoi sesionin shkencor të parë në Trebickë dhe hodhën bazat e studimit të kësaj figure.

Një nga studiuesit më të njohur të kësaj periudhe, Luci Naci, në fund të shpjegimit të tij thekson se Korça moderne dhe urbane ka lindur nga figura e Iljaz Bej Mirahorit. Ai propozon gjithashtu ngritjen e një përmendoreje për të nderuar këtë figurë të rëndësishme për historinë e qytetit.

Përsa i përket datës së themelimit të Korçës, studiuesit janë të ndarë mbi këtë çështje. Megjithatë, Zeneli thekson se Korça përmendet për herë të parë në testamentin e Gjon Muzakës, i datuar në vitin 1510.

Fakti se vendndodhja e Korçës së vjetër mbetet ende një enigmë është një temë që studiuesit janë përpjekur ta zgjidhin për shumë vite.

 Disa mendojnë se ajo mund të ketë qenë në zonën e Devollit të Madh, në fshatra si Borjë dhe Barshë, që ndodhen pranë Moravës.

Gjon Muzaka, në testamentin e tij të vitit 1510, përmend qytetin e Goricas (që në atë kohë ishte një qytet sllav). Ky qytet më vonë mori emrin "Korica", që do të thotë "vajzë" në greqisht, dhe më pas emri evoluoi në Korçë. Për disa historianë, kjo është një dëshmi se Korça ishte tashmë një qytet i formuar në periudhën mesjetare.

Përveç kësaj, ka dokumente që flasin për një Korçë të themeluar më herët. Disa nga këto janë fermanët e Sulltan Pajazitit II, të cilët datojnë nga vitet 1490 dhe të cilat i jepej fshatit Peskopoj (Peshkopi). Një tjetër dokument i rëndësishëm është dekreti i vitit 1497, si dhe testamentet e Gjon Muzakës, të cilat janë botuar në veprën “Memoria”.

Nëse një historian lexon këto dokumente, kupton se Korça e re dhe Korça e vjetër janë dy entitete të ndara. Korça e re ka marrë formën e një qyteti të zhvilluar mesjetar, me biblioteka, hane, rrugë dhe shkolla – të gjitha elemente që e bëjnë atë një qytet të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy