Paloka ‘njeh’ gazetarët me formularët: Kontrollojini, të gjithë janë delegatë të Kuvendit (VIDEO)

Paloka ‘njeh’ gazetarët me formularët: Kontrollojini, të gjithë janë delegatë të Kuvendit (VIDEO)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka iu ka hapur sot derën e zyrës së tij gazetarëve e mediave për t’u njohur me 4200 formularët e dorëzuar në PD nga mbështetësit e Berishës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm Kombëtar.

Paloka tha se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat, ndërsa theksoi se delegatët janë po ata dhe nuk ndryshojnë.

Sipas tij, verifikimin e emrave e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend, duke thënë se janë të të detyruar të zbatojmë detyrat e tyre statutore.

Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët. Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit.

Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend. Ky është kuvend i jashtëzakonshëm. Procedurat e statutit parashikojnë kur kuvendi mblidhet në mënyrë normale. Në këtë rast kur nuk iu përgjigjen detyrimeve statutore, jemi të detyruar t’i bindemi vullnetit të shumicës së Kuvendit të PD-së.

I pyetur se ata thonë nuk njohim Kuvendin, nuk do të ketë Kuvend, Paloka tha se të thonë që nuk e njeh vullnetin e shumicës.... Hajde verifikoje, listën në dorë.

Epo të thonë që nuk e njeh vullnetin e shumicës....të thuash që nuk janë shumica. Hajde verifikoje, listën në dorë. Formularin Edi Paloka. E kam delegat apo jo? Je këtu? Mbaroi historia. Firmëtarët dhe përfaqësuesit e tyre, për arsyet e tyre që  i shpjeguan edhe publikisht, se për fat të keq në PD ka humbur besimi tek njërit-tjetri, për aktin që ata shprehën vetë, menduan ti depozitojnë diku.

Kushdo funksionar si ju, mund të vijë tek e tek ti marrë me radhë dhe të verifikojë a janë këtu apo jo formularët. Dhe e vetmja gjë që nuk mund të bëjë është ti marrë në zyrën e vet dhe të verifikojë. Se këtë e bën Kuvendi.  Kushdo që ka kuriozitet të ulet e ti marrë e të verifikojë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy