SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dhjetë persona të akuzuar për pastrim parash të gjeneruara nga trafiku i drogës.
Gjatë këtij hetimi janë dokumentuar episode të transferimit të vlerave të ndryshme monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal i tregtimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Italinë e Jugut dhe në zona të tjera të Italisë, duke i dërguar më pas vlerat monetare të përfituara drejt Shqipërisë, me qëllim pastrimin dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre.
Paratë transportoheshin në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, kryesisht me shoferë të transportit ndërkombëtar ose me korrierë, përmes rrugëve informale, për të shmangur kontrollet nga agjencitë ligjzbatuese dhe gjurmimin e tyre. Ato fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura. Transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të shumës së transportuar.
Hetimet e kryera për këtë grup kriminal kanë mundësuar identifikimin e Ergys Kastratit, si furnizuesi dhe ndërlidhësi mes anëtarëve të grupit dhe dhënësi i porosive për marrjen e parave në Itali.
-Igli Kamberi, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Ergys Kastrati alias Bishja, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Nevila Kamberi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Idajete Kurti, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Bardhok Gjergji, i akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Lefter Nelaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata - Edi Brahaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Dituri Buzi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Saimir Pirra, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
- Sokol Fusha, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.
Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në Shqipëri dhe Itali nga një Skuadër e Përbashkët Hetimore, mes Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorisë DDA të Barit, Itali, me mbështetjen e Eurojust.
Gjatë hetimit të kryer në Itali dhe Shqipëri është dokumentuar aktiviteti kriminal i kryer nga shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer vepra penale si trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vrasje me dashje, pastrim të produkteve të veprës penale etj.
Më 14.11.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit, Shkodër, gjatë një kontrolli të koordinuar me hetimin e përbashkët, u sekuestrua shuma prej 680.595 euro, e fshehur në një vend të përshtatur enkas në automjetin “Mercedes Benz” me targë AB216RE, me drejtues shtetasin Lefter Nelaj.
I pandehuri Igli Kamberi menaxhonte trafikimin në Itali dhe vendoste mbi destinacionin e përfitimeve.
Ndërsa i pandehuri Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke i dhënë udhëzime për itinerarin, fotografimin, paketimin dhe fshehjen e parave. I pandehuri, Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e parave, duke u shfaqur si një prej hallkave të mekanizmit.
I pandehur Lefter Nelaj transportonte paratë duke ndjekur udhëzimet e koordinuesve dhe duke dërguar fotografi të shumave të marra dhe ecurinë e grumbullimit dhe transferimit të vlerave monetare.
E pandehura Nevila Kamberi, bashkëshortja e të pandehurit, Igli Kamberi, administronte “arkën” e grupit, duke vendosur për shumën, transportuesit dhe destinacionin e parave në Shqipëri.
E pandehura Dituri Buzi bashkëpunonte me të bijën, Nevila Kamberi dhe të pandehurin Saimir Pirra për transferimin e shumave monetare nga Italia drejt Shqipërisë dhe ishte në dijeni të origjinës kriminale të aktivitetit, duke u bërë në mënyrë të vëtëdijshme pjesë aktive e mekanizmit të ruajtjes dhe transferimit të vlerave monetare.
I pandehuri Saimir Pirra në koordinim me pjestarët e tjerë të grupit kriminal në Itali dhe Shqipëri, ka kryer transportimin fizik të shumave monetare gjatë dy episodeve të dokumentuara.
I pandehuri Sokol Fusha ishte pjesë e zinxhirit të funksionimit të grupit kriminal duke transportuar vlera monetare të fshehura në vende të ndryshme, nga Italia në Shqipëri.
Ndërsa e pandehura Idajete Kurti, me lidhje familjare me të pandehurin Igli Kamberi shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave nga banesa e tij, për të shmangur sekuestrimin.
