
Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV për ndeshjen mes Partizanit dhe Bate Borisov, e cila përfundoi në barazim 1-1. Behari deklaroi se të kuqve nuk i mungon personaliteti dhe këtë e treguan në fushë. Sipas tij, skuadra është ndryshe nga ajo e vitit të kaluar. “Partizanit nuk u mungon personaliteti, e tregoi edhe në ndeshjen e parë. Pas minutës së 15-të e dominuan ndeshjen. E nisën me vështirësi, edhe pse rastin e kishin me Carën. Duke kaluar koha, Partizani ndryshoi qëndrimin dhe bëri presion lart. E sfumoi manovrën sulmuese te Bates që në fillim. Humbën shumë raste për të kaluar në avantazh. Partizani është ndryshe nga viti i kaluar. Ishte një skuadër agresive dhe me ritëm. Mbronin mirë në bllok. Pësuam për shkak të një gabimi të vetëm në mbrojtje.”, u shpreh Behari.



