Rritja e çmimeve/ Elezi: Nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e shtetit për të ndaluar rritjet abuzive nga tregtarët (VIDEO)

Rritja e çmimeve/ Elezi: Nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e shtetit për të ndaluar rritjet abuzive nga tregtarët (VIDEO)

Përkitazi me valën e rritjes së çmimeve në vend, kryesisht të çmimeve të shportës dhe të karburantit, eksperti i ekonomisë, Eduart Elezi, thotë se janë drejtpërdrejtë abuzime nga tregtarët.

Në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN TV, Elezi sugjeron ndërhyrjen e menjëhershme nga ana e shtetit për të ndaluar këto abuzime.

Rritja e çmimeve ka një ndikim nga bursat ndërkombetare në rritjen e karburanteve, porse rritja e çmimeve e menjëhershme brenda ditës është abuzive. Kjo do ndërhyrjen e shtetit, sepse brenda ditës nuk është e mundur të rriten me mbi 25 %, prandaj duhet ndërhyrja e shtetit të kontrolloj rritjet abuzive të karburantit në vend.

Kjo duket se është mosseriozitet i marrjes së situatës në dorë dhe e dyta qeveria është e lidhur me kartelet ekonomikë, duket se ka abuzivitet nga qeveria, nuk ka interesim për të marrë në mbikëqyrje abuzuesit, është jashtë çdo limit.

Elezi thotë se kjo krizë e konfkliktit Rusi-Ukrainë në këtë valë rritjeje po ndikon jo vetëm për karburantet, por edhe për energjinë.

Në lidhje me konsumatorin familjar, duhet shteti shqiptar të jap subvencione për mirëmbajtjen e tarifës, dhe për biznesin e vogël dhe atë familjar të mos ndryshojë tarifën, sepse impakti do të jetë shumë i lartë. Shteti duhet me patjetër të ndërmarrë masa dhe të ndërhyjë me subvencione ose me forma të tjera për mbajtjen e tarifave, nëse edhe kjo kalon në abuzim, do të ketë katastrofë të krizës së jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy