
Ndërsa ka analizuar figurën e Presidentit në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, juristi Jordan Daci ka dalluar dy momente të Ilir Metës, përplasjet e para me qeverinë që sipas tij ishin brenda kuadrit kushtetues dhe përplasjet për zgjedhjet ku vlerëson se kishte shumë politikë dhe kreu i shtetit duhet të ishte i baraslarguar.
“Unë kam shkruajtur një artikull sa u zgjodh Meta, që ky është ndryshim loje, që do testojë në ekstreme sistemin tonë kushtetues. Përplasjet e para ishin brenda kuadrit kushtetues. Një pjesë unë i kam vlerësuar, siç ishin dekretet në raport me ministrat. Kjo periudhë ishte interesante që i dha Presidentit një dimension të munguar. Një president që rri kot dhe që kthehet në kukull institucionale nuk pse e duam. Nëse analizojmë fundin e mandatit dhe përplasjen për zgjedhjet. Këtu futemi në një fushë ku ka më shumë politikë dhe më pak institucionalizëm. Disa veprime nuk kanë qenë të atij niveli që duhet që presidenti të mbajë. Pavarësisht konfliktit PS, duhet të ndahet nga kryeministri, nuk ke pse e sulmon. Duhet të ishte i baraslarguar. Përplasja me SHBA-ve nuk i shkon për shtat qoftë edhe nga pikëpamja diplomatike”, tha Daci.
Sa i takon vendimit që pritet të marrë Kushtetuesja për presidentin Meta, Daci u shpreh:
Gjykata Kushtetuese ka më shumë shanse të mos e pranojë në pikëpamjen kushtetuese edhe për arsye proceduriale. Do i lutesha kësaj gjykate të mos i zgjidh çështjet lehtë por t’i bindë sepse drejtësia duhet të perceptohet dhe të kuptohet. Kam një dyshim jo pa bazë që mund të vendosin shkarkimin. Nëse unë do e vlerësoja, mendoj që shkelje ka pasur, por jo të atij niveli që kushtetuta parashikon shkarkimin”.



