Dështimi i ‘pestë’/ Berisha: Haxhiu nuk përfaqëson unitetin brendaparlamentar. Opozita nuk do të pranojë kompromis (VIDEO)

Dështimi i ‘pestë’/ Berisha: Haxhiu nuk përfaqëson unitetin brendaparlamentar. Opozita nuk do të pranojë kompromis (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës dështoi për të pestën herë radhazi të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e tij. Kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, mori vetëm 57 vota nga deputetët, çka nuk ishte e mjaftueshme për ta zgjedhur në krye të Kuvendit.

Drupal Ad

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në një intervistë për “MCN Live”, komentoi situatën duke e cilësuar si një ngërç të thelluar institucional dhe politik, ku mungesa e një kandidature konsensuale vazhdon të pengojë formimin e institucioneve.

Pres që edhe të premten të kemi të njëjtin rezultat. Sa kohë që propozohet një kandidat që nuk përfaqëson konsensusin, nuk ka tagrin e gjithpërfshirjes dhe unitetit, opozita do të qëndrojë në të njëjtin pozicion.

Opozita nuk do të pranojë më asnjë kompromis që nuk përfshin një kandidaturë që reflekton marrëveshje të gjerë brendaparlamentare.

Problemi qëndron te gjuha politike që përdor pozita. Nëse del dhe thua se ‘i kemi votat’, por sërish nuk i kalon 57, atëherë është momenti të pranohet realiteti, nuk mund të qeverisësh me forcë dhe pa konsensus.

Vendi ndodhet në një vakum institucional, me shtetin në një lloj “autopiloti”, ku funksionimi bazik i administratës vazhdon, por vendimet madhore mbeten pezull, sidomos ato në fushat e arsimit, ekonomisë, shëndetësisë dhe integrimit.

Kosova ka nevojë të largohet nga kursi politik që ka ndjekur qeveria në detyrë. Nuk mund të imponosh vullnetin politik dhe të mbivendosesh mbi partitë e tjera përmes provokimeve.

Berisha u ndal edhe te fakti se pse kandidatja Haxhiu nuk përfaqëson një kompromis brendaparementar nga të gjithë.

Megjithatë ata nuk mund të thirren deri në atë masë saqë atë që e kanë mbështetur këtë ‘stërkeqje’ e duan me çdo kusht Albinin kryeministër, kurse Kosova ka nevojë të shpëtoj nga kursi politik që ka ndjek qeveria që është në detyrë.  

Nuk mundet të imponosh dhe mbivendosesh vullnetit të votës së partive të tjera duke i krijuar situata ofendimi dhe provokimi.

Propozimi i znj,. Haxhiu është provokim, sfidim politik. Ajo është një person që nuk përfaqëson as unitetin, konsensualitetin dhe kompromisin brendaparlamentar.

Ne e njohim gjuhën e saj dhe pozicionimin e saj politik, kjo nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy