Pas Navalnyt, shteti rus dënon edhe bashkëpuntoren e Navalnyt

Pas Navalnyt, shteti rus dënon edhe bashkëpuntoren e Navalnyt

Kundërshtarët e Putin në Rusi po dënohen me radhë. Të paktën kjo përshtypje të krijohet pas lajmit se Lyubov Sobol, një aleate e ngushtë e opozitarit Alexei navalny, është dënuar me një vit punë në komunitet.

Lajmin e njoftoi vetë Sobol nëpërmjet rrjeteve sociale teksa shihet pranë policisë.

“Vendimi në çështjen time penale në lidhje me një përpjekje për të biseduar me helmuesin e Navalnyt, Konstantin Kudryavtsev – fajtore, punë korrektuese për 1 vit”, shkroi ajo fillimisht në Twitter.

“Ndërkohë, çështja për vrasjen e mbetur në tentativë të Navalnyt ende nuk është iniciuar”, tha Sobol.

Gjyqi kundër Sobolit vjen në kushte të shtypjes kundër aleatëve dhe mbështetësve të Navalnyt, të cilët organizuan disa tubime për të protestuar arrestimin e tij në fillim të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy