Tajlandë, zhytësi i ish-marinës vdes në misionin e furnizimit me oksigjen për djemtë e bllokuar në shpellë

Tajlandë, zhytësi i ish-marinës vdes në misionin e furnizimit me oksigjen për djemtë e bllokuar në shpellë

Një ish-zhytës i marinës në Tajlandë ka humbur jetën teksa po merrte pjesë në përpjekjet për të shpëtuar 12 djem dhe trajnerin e tyre të futbollit, të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Tajlandë.  

Zyrtari Saman Gunan humbi ndjenjat në rrugën e tij drejt kompleksit të shpellës Tham Luang, ku ai u kishte dërguar djemve bombula oksigjeni.

Djemtë janë bllokuar prej gati dy jave në një dhomë në shpellë.

Fëmijët kanë mbetur në një nga dhomat e shpellës, pas sasive të mëdha që ujit që u shtuan papritur brenda saj.

"Puna e tij ishte të jepte oksigjen. Ai nuk kishte mjaftueshëm në rrugën e tij", tha zëvendësguvernatori i Chiang Rai.

Ai u nxor nga partneri i tij i zhytjes, por nuk mundi të shpëtonte.

Saman Gunan, i cili mendohet se është 38 vjeç, siç shkruan BBC, kishte lënë punën në marinë, por u kthye për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Zyrtarët thanë se funerali i tij do të sponsorizohet nga mbreti Thai.

Megjithëse gjetja e tyre u konsiderua mrekulli, tanimë ngjarja po merr përmasa të tjera.

Grupi i djemve u gjet nga zhytësit britanikë të shpëtimit pas 10 ditësh në shpellë, të vendosur në një dhomë të vogël rreth 4 kilometra larg hyrjes së shpellës.

Ekipet e zhytësve vendas dhe ndërkombëtar i kanë furnizuar me ushqim, oksigjen dhe kujdes mjekësor, por ka shqetësime në rritje rreth nivelit të oksigjenit në dhomë, që zyrtarët thanë se kishte rënë në 15%. Niveli i zakonshëm është 21%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy