Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla njofton mbylljen e katër komunave paralele në Veri të vendit.
Duke ndarë një video Sveçla thotë se Serbia institucion të vetëm të saj do të ketë ambasadën në Prishtinë.
Dje ne Zveçan e sot në Dragash, ashtu siç jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Republikës së Kosovës.
Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë.
Ndërkohë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkruan:
Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite.
Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.
Nga sot ajo më nuk operon. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues.



