Pasi FBI i bastisi shtëpinë, Trump padit departamentin e drejtësisë

Pasi FBI i bastisi shtëpinë, Trump padit departamentin e drejtësisë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar një gjyqtari të pezullojë hetimin e departamentit të drejtësisë për dosjet që FBI-ja sekuestroi nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago.

Trump përgatiti padi kundër departamentit të drejtësisë, përmes të cilës ekipi i tij ligjor kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët e FBI-së morën në fillim të këtij muaji.

Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u morën nga shtëpia e zotit Trump në Florida më 8 gusht, sipas FBI-së. Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve.

Presidentët amerikanë duhet t'i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar dhe FBI po heton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë “të pahijshme” të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë, në Mar-a-Lago, pasi u largua nga detyra në janar të vitit 2021 .

Ai mohon çdo keqbërje dhe thotë se materialet në shtëpinë e tij ishin të deklasifikuara. Në dokumentin prej 27 faqesh të depozituar në një gjykatë në Florida, ekipi ligjor i Trump-it akuzon hetimin e departamentit të drejtësisë se do të kërkojë dokumente të dobishme politikisht ose të mbështesë përpjekjet për të penguar Trump-in që të kandidojë përsëri si president.

Presidenti Donald J Trump është kryesuesi i qartë në zgjedhjet primare presidenciale republikane të 2024-ës dhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës, nëse ai vendos të kandidojë. Zbatimi i ligjit është një mburojë që mbron amerikanët. Nuk mund të përdoret si armë për qëllime politike”, thuhet në deklaratë.

"Lëvizja tronditëse agresive në Mar-a-Lago nga rreth dy duzina agjentë të FBI-së ndodhi pa kuptuar shqetësimin që do t'u shkaktonte shumicës së amerikanëve", thanë avokatët e Trump.

Padia ligjore  e Trump-it u depozitua në West Palm Beach, Florida, të hënën, përpara një gjyqtari që Trump emëroi në detyrë në vitin 2020. Padia e Trump-it përfshin një listë të detajuar të asaj që është marrë nga pasuria e tij dhe kërkon që qeveria të kthejë çdo send që nuk ishte në objektin e urdhrit të kërkimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy