
Finlanda është bërë vendi i fundit Skandinav që pezullon vaksinën AstraZeneca pavarësisht se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) doli në përfundimin se ajo ishte "e sigurt dhe efektive".
Autoriteti i shëndetit publik të vendit tha se dy njerëz zhvilluan mpiksje gjaku pasi u vaksinuan. Si rezultat vaksinat do të pezullohen "derisa të ketë më shumë informacion”.
Dhjetëra vende evropiane kishin pezulluar vaksinën mes raporteve të mpiksjeve të gjakut, shkruan Euronews.
Disa prej këtyre vendeve janë Italia, Gjermania dhe Spanja, të cilat deklaruan se do të rinisnin vaksinat AstraZeneca pas shqyrtimit të sigurisë nga EMA.
Por Norvegjia, Suedia dhe Danimarka thanë se nuk do të heqin pezullimet e tyre.



